Universiteti Polis - Agenda e Forumeve Tetor - Dhjetor 09
AXHENDA_POLIS / POLIS_AGENDA
(Tetor-Dhjetor 2009 / October-December 2009)
Kemi kënaqesine t’ju informojmë mbi evenimentet që do të mbahen në Universitetin POLIS gjatë periudhës Tetor–Dhjetor 2009.
It is our pleasure to inform all interested parties about POLIS University events during October-December 2009 period.
23 Tetor 2009 - Expo Physis Stadt Tirana (në kuadër të Aktiviteteve të Tetorit Gjerman)
Ora 18.00, Holli i Universitetit Polis, Stoa_Polis
Ekspozitë e studenteve Çekë, Polakë, Gjermanë të Studienkolleg zu Berlin mbi Tiranën, një program i Studienstiftung des deutschen Volkes dhe Fondacionit Hertie. Punët janë ekspozuar edhe në Brandenburgische Akademie der Wissenschaften në Berlin , dhe në Ambasadën Gjermane Tiranë (www.physisstadt.org). Ekspozimi në U-POLIS do ti shërbejë komunikimit më të gjerë publik të këtij projekti me qytetarët dhe profesionistët e Tiranës. Ekspozita shoqërohet me një prezantim dhe kotejl.
On 23 October 2009 – Expo Physis Stadt Tirana (in the framework of German October Activities)
Exhibition of Czech, Polish and German students of Studienkolleg zu Berlin , about Tirana. A project of Studienstiftung des deutschen Volkes and Hertie Foundation. Their works are also exhibited in the Berlin-Brandenburgische Akademie der Wissenschaften in Berlin and in the German Embassy of Tirana in a framework of German-October activity. U_POLIS has created also a space for such project in order to extend the exhibition contact to broader public and proffesional networks of Tirana. Exhibition followed by a presentation and cocktail.
29 Tetor 2009 - Forum i Hapur me Prof.Sibylla Zech & Petra Hirschler (TU Viene Austri)
Ora 17.00 Universiteti Polis, Auditori kryesor Atio_Polis
Leksion në Forumin e Hapur nga Prof.Sibylla Zech & Petra Hirschler: Mbi Planifikimin rajonal në Austri në respekt të politikave të BE-së. Ky leksion zhvillohet në kuadër të projektit/workshopit të përbashkët vjetor të planifikimit rajonal të koridorit Durrës-Tiranë, bashkëorganizuar nga Shkollat e Planifikimit të U-POLIS Tiranë & Politeknikut TU-Vienë Austri me studentë/staf të viteve të 3 dhe 4 akademike. Pas prezantimit bisedë e lirë pranë bar_kantinës Polis.
On 29 October 2009. Open Forum by Prof. Sibylla Zech & Petra Hirschler (TU Vienna Austria )
17:00 a’clock, U_POLIS, at Atio-Polis Auditorium
“Regional Planning in Austria in the framework of EU guidelines”. Open public lecture by Prof. Sibylla Zech & Petra Hirschler of TU Vienna Austria . The presentation is organized in the framework of a joint annual project/workshop on regional planning of Durres-Tirana cooridor, a co-operation between sudents/staf of 3rd and 4th year of the Planning Schools at U_POLIS Tirana and TU-Vienna Austria .
06 Nëntor 2009 - Forum i Hapur me Prof. Raimund Fein (Universiteti Cotbus, Gjermani)
Ora 17.00 Universiteti Polis, Auditori kryesor Atio_Polis
Leksion në Forumin e Hapur të U-POLIS mbi teorinë e arkitekturës. Ky prezantim zhvillohet në kuadër të studios së dizajnit arkitektonik me studentë/staf të vitit të 4 arkitekturë Fakulteti Arkitekturës U_POLIS, dhe staf nga Universiteti Cotbus-it Gjermani. Pas prezantimit bisedë e lirë pranë bar_kantinës Polis.
On 06 Novemer 2009 - Open Forum with Prof. Raimund Fein ( Cottbus University, Germany)
17:00 a’clock at U_POLIS main auditorium, Atio-Polis
Open Forum lecture on “Architectural Theory”. This presentation is organised in the framework of an architectural design studio, with students and staff of 4th year at U-POLIS Faculty of Architecture, and staff from School of Architecture at Cotbuss University , Germany .
26 Nëntor 2009 - Prezantim i Nr.2 të Periodikut Shkencor: FORUM A+P 2
Ora 18.00, Holli kryesor i Universitetit Polis, Stoa_Polis
Promovim dhe prezantim i numrit të 2 të revistës. Shpërndarje e kopjeve falas. Koktejl.
Cine_POLIS: Prezantim i dokumentarit mbi arkitekturën e Peter Zumthor, fitues i çmimit Pritzker 2009, ekuivalenti i çmimit Nobel në arkitekturë.
On 26 November 2009 - Presentation of the 2nd issue of FORUM A+P architecture and planning Magazine.
18:00 a’clock U_POLIS main foyer, Stoa_Polis
Presentation of FORUM A+P Magazine, 2nd issue. Free distribution of magazine. Coctail.
Cine_POLIS: Documentary about the architecture of Peter Zumthor, Pritzker Award winner, equivalent of Nobel price for architecture.
03 Dhjetor 2009 - Forum i Hapur me arkitektët e rinj Dorian Tytymce & Ani Tafilica
Ora 17.00 Universiteti Polis, Auditori kryesor Atio_Polis
Prezantime nga arkitektë të rinj që kanë studiuar përkatësisht në shkollat e arkitekturës së Universitetit të Krakovit Poloni dhe Shkollën e Arkitekturës IUAV Venecia Itali.
Pas prezantimeve pyetje dhe dikutime. Më tej bisedë e lirë pranë bar_kantinës Polis.
On 03 December 2009 - Open Forum with young architects: Dorian Tutymce & Ani Tafilica
17:00 a’clock, at U_POLIS main auditorium Atio Polis.
Presentation by young architects that studied abroad respectively at the Architecture School of Krakow University Poland & School of Architecture IUAV Venice Italy.
Questions & answers after presentation. Informal gett together at Polis canteen/bar.
10 Dhjetor 2009 - Forum i Hapur me arkitektet e rinj: Julian Veleshnja, Diana Xhafa & Marsida Goreja
Ora 17.00 Universiteti Polis, Auditori kryesor Atio_Polis
Prezantime nga arkitektë/asistentë pedagogë të rinj që kanë studiuar përkatësisht në shkollat e arkitekturës së Universitetit të Firences, Roma 3, dhe Politekniku i Barit, Itali.
Pas prezantimeve pyetje dhe diskutime. Bisedë e lirë pranë bar_kantinës Polis.
On 10 Decembre 2009 - Open Forum with young architects: Julian Veleshnja, Diana Xhafa & Marsida Goreja
17:00 a’clock, at U_Polis main auditorium Atio_Polis
Presentations by young architects which studied respectively at Universities of Florence, Roma 3 & Polytechnic of Bari, Italy
Questions & answers after presentation. Informal gett together at Polis canteen/bar.
11 Dhjetor 2009 - Promovimi i botimit më të fundit të Co-PLAN: Midis Vakumit dhe Energjisë!
Ora 18.00, U_POLIS, Holli kryesor Stoa_Polis.
Promovim i botimit. Film dokumentar për Hollandën. Ekspozita ' Holland by bike".
Botimi më i fundit i Co-PLAN ka si temë “Arkitekturën dhe Planifikimin Urban në Shqipëri midis vakumit institucional dhe energjisë së njerëzve. Prezantimi i librit organizohet në kuadër të "Ditës së Hollandës" pranë U_POLIS dhe në kuadër të finalizimit të programit EGUG nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Shpërndarje falas e kopjeve të librit. Koktejl pranë kantinës.
On 11 December 2009 - Presentation of last publication of Co-PLAN: Between Vacumme and Energy!
18:00 o'clock, U_POLIS main hall Stoa_Polis.
Promotion of the new publication. Documentary film on Holland . Exhibition " Holland by bike"
The last publication of Co-PLAN is focused on architecture and urban planning in Albania bewteen institutional vacumme and energy of people. Presentation of the new book is organized in the framework of the "Day of Holand" at POLIS University , and completion of EGUG program by Co-PLAN, Institute for Habitat Development. Free distribution of publication. Cocktail at Polis canteen/bar.
-----------------------------------------------------------------------
Universiteti Polis / Polis University
Shkolla Nderkombetare e Arkitektures dhe Politikave te Zhvillimit Urban
International School of Architecture and Urban Development Policies
Rr. "Vaso Pasha", Nr.20, Tirana Albania
Tel: + 355.(0)4.2223922 + 355.(0)4.2223922 / 2237236; Fax:+ 355.(0)4.2220517
Cel: +355.(0) 69.40.88.11
Panairi i 12 i librit "Tirana 2009" - 12-16 Nentor
Panairi i 12-të i librit “Tirana 2009”
12-16 nëntor- Pallati i Kongreseve
Panairi i 12-të i librit, “Tirana 2009” do të mbahet më 12-16 nëntor në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë mëse 100 subjekte botuese nga të gjitha hapasirat shqiptare. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i shoqatës së botuesve shqitarë, Petrit Ymeri bëri me dije se këtë vit është premtuar mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.Një vëmendje e veçantë këtë vit pritet t’i kushtohet sallave të promovimeve përgjatë ditëve të panairit, aktivitete që do të mbahen orë pas ore në çdonjërën prej ditëve të tij.
Duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndësishme kulturore të përvitshme, sic është bërë traditë tanimë, organizatorët mendojnë edhe për një shkrimtar i cili është i ftuari i nderit i këtij manifestimi të librit shqip. Këtë vit në panair do të jetë i pranishëm një ndër shkrimtarët më të njohur italianë, Frederico Moçia (Frederiko Moça) i cili paraprakisht ka konfirmuar praninë e tij përgjatë ditëve të panairit dhe është përkthyer në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”.
I pyetur për titujt e rinj në këtë panair, kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri pohoi se doemos që numri i titujve të rinj gjatë 1 viti është tkurrur për pasojë edhe titujt e rinj në stenda do të jenë më pak se vitet e shkuara, e kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike që e ka prekur librin shqip pasi ka rënë numri i lexuesve, çka reflektohet në shitjen e librave në libraritë e Shqipërisë.
Ftese per Pjesemarrje - 28 Tetor 2009
Rreth 150 aktiviste për të drejtat e grave, zyrtarë të qeverisë qendrore dhe vendore, gra afariste, dhe të ftuar nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian do të marrin pjesë nesër në një konferencë kombëtare mbi “Fuqizimin e Grave në Shqipëri – Strategji për Zhvillim Gjithëpërfshirës” për të diskutuar mbi strategjitë për t’i kthyer ligjet dhe politikat për barazinë gjinore në programe konkrete, nga të cilat përfitojnë gratë dhe vajzat në Shqipëri.
Konferenca do të zhvillohet të mërkurën, datë 28 tetor 2009, 10 deri në 16.30, në sallën Balsha në Tirana Hotel Internacional.
Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, do të mbajë fjalimin kryesor në këtë konferencë. Folës të tjerë të nivelit të lartë do të jenë znj. Roberta Mahoney, Drejtore e Misionit të USAID në Shqipëri, znj. Majlinda Bregu, Ministre për Integrim, dhe znj. Valentina Leskaj, anëtare e Parlamentit për Partinë Socialiste. Ju lutem, shihni programin e konferencës bashkëngjitur.
Konferenca organizohet nga shoqata e grave “Refleksione” me përkrahjen dhe financimin e Agjenncisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Konferenca kombëtare
“Fuqizimi i grave në Shqipëri – strategji për zhvillim gjithëpërfshirës”
Tiranë, e mërkurë, 28 tetor, 2009
Rendi i ditës
Të përkrahësh gratë është një investim që sjell fitime të larta, çon në një ekonomi më të fortë, në një shoqëri civile më aktive, në komunitete më të shëndetshme dhe në më shumë paqe e stabilitet.
– Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Rodham Clinton, 8 mars, 2009
9:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
Sesioni i parë Moderatore: znj. Vjollca Meçaj
10:00 – 10:10 Fjala e mirëseardhjes
Znj. Vjollca Meçaj, Anëtare e bordit, shoqata e grave “Refleksione”
10:10 – 10:25 Fjalimi kryesor
Shkëlqesia e Tij, z. Bamir Topi, President i Republikës
10:25 – 10:40 Fjalë përshëndetëse
Znj. Roberta Mahoney, Drejtore e Misionit të USAID në Shqipëri
10:40 – 11:00 Barazia gjinore në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në BE
Znj. Majlinda Bregu, Ministre për Integrimin
11:00 – 11:20 Legjislacioni për barazinë gjinore – pikënisje dhe strategji
Znj. Valentina Leskaj, anëtare e Kuvendit, Partia Socialiste
11:20 – 11:45 Pushim kafeje
Sesioni i dytë Moderatore: znj. Eglantina Gjermeni, anëtare e Kuvendit, Partia Socialiste
11:45 – 12:00 Nisma të qeverisë lokale për përfshirjen e të gjithë qytetarëve
Z. Artan Shkëmbi, Kryetar i bashkisë së Pogradecit
12:00 – 12:10 Programi për fuqizimin e grave në Shqipëri – hapat e mëtejshëm
Znj. Matty Thimm, Drejtore e programit FORECAST, World Learning, financuar nga USAID
12:10 – 12:20 Pyetje dhe diskutime
12:20 – 12:40 Shfaqja e dokumentarit “Me vrapin e mendjes”
Historia e një gruaje në karrocë me rrota, e cila është bërë një zë i fuqishëm në emër të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri
12:40 – 12: 55 Shfaqja e dokumentarit “Në kërkim të pafundësisë”
Historia e një gruaje afariste të suksesshme, e cila mundi të marrë një kredi dhe po ndihmon gra të tjera që duan të fillojnë një biznes
13:00 – 14:30 Drekë
Sesioni i tretë
14:30 – 15:45 Punë në grupe
Grupi I: Prioritete për fuqizimin ekonomik të grave
Paneliste: znj. Marieta Zaçe, znj. Ermira Danaj
Moderatore: zj. Ani Plaku
Grupi II: Prioritete për zgjerimin e mundësive të grave për arsimim
Paneliste: znj. Milika Dhamo, znj. Marjana Sinani
Moderatore: znj. Mimoza Çarka
Grupi III: Prioritete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë
Paneliste: znj. Mirela Dibra, znj. Zhaneta Shatri
Moderatore: znj. Ariana Haxhiu
Grupi IV: Modele të suksesshme për ndërhyrje strategjike në nivel të komunitetit
Paneliste: znj. Lesley Abdela (UK), znj. Igballe Rugova (Kosova)
Moderatore: znj. Monika Kocaqi
15:45 – 16:00 Pushim kafeje
Sesioni i katërt Moderatore: znj. Monika Kocaqi, Drejtore Ekzekutive, shoqata e grave “Refleksione”
16:00 – 16:20 Diskutime dhe rekomandime për qeverinë
16:20 – 16:30 Fjala e mbylljes
Znj. Delina Fico, Presidente e Bordit, shoqata e grave “Refleksione”
Hapen aplikimet për Universitetin Amerikan të Bullgarisë
Hapen aplikimet për Universitetin Amerikan të Bullgarisë
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2010-2011.
Degët që ofrohen në këtë universitet janë:
Ekonomik
Administrim biznesi
Shkenca kompjuterike
Sisteme informative
Histori dhe civilizim
Gazetari dhe komunikim
Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare
Studime europiane
Matematikë
Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
1- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë.
2- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze ( të folur dhe të shkruar).
Për këtë qëllim të gjithë aplikantët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen provimeve TOEFL dhe SAT
3- Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë të tri viteve të kaluara.
APLIKIMET
Ju mund të terhiqni formularët e aplimit pranë sekretarisë së Fondacionit “Soros” ose mund t'i shkarkoni në format elektronik nga faqja www.soros.al
Gjithashtu, mund të aplikoni online në faqen e internetit të universitetit: www.aubg.bg
Për më tepër informacion, Fondacioni “Soros” dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë te merrni pjese në mbrëmjen e AUBG, e cila do të mbahet më 30 tetor 2009, ora 18:30 pranë Hotel Tirana International, Tiranë. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të universitetit si edhe ish-studentë të këti jinstitucionii, nga ku mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.
Për më shumë detaje kontaktoni:
Fondacioni “Soros”, Rr. “Qemal Stafa”, 120/2
Tel: +355-42-235856, 248-213
Fax: +355-42-235-855
E-mail: ibakshevani@osfa.soros.al
www.soros.al
Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit “Soros” deri në datën 21 Dhjetor 2009.
Labels: Amerikan, Bullgari, Ekonomi, Soros, Universiteti