Thursday, April 20, 2006

Konkurime me ESE, QSHDNJ, Albanian Center for Human Rights

Zonja dhe zoterinj,

Qendra Shqiptare per te Drejtat e Njeriut (QSHDNJ) ka kenaqesine t`iu ftoj te merrni pjese ne nje konkurs, i cili do te zhvillohet ne kuader te javes evropiane ne Shqiperi.

Bashkangjitur mund te gjeni nje informacion me te hollesishem mbi kete konkurim.

Jeni te mirepritur

Stafi i QSHDNJ

QENDRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, QSHDNJ
ALBANIAN CENTER FOR HUMAN RIGHTS, ACHR

RRUGA “KONT URANI” NO.10
TIRANA-ALBANIA
PHONE: (+355) 4 230630/ 239922
FAX: (+355) 4 239121
E-MAIL: INFO@ACHR.ORG
WEB: WWW.ACHR.ORG


Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Thirrje për ese

Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (QSHDNJ) është organizatë jo-qeveritare, e themeluar në mars të vitit 1992 me mision për të nxitur njohjen dhe edukimin me institucionet, standardet dhe procedurat e të drejtave të njeriut, në procesin e zhvillimit të një shoqërie demokratike, ka kënaqësinë të lajmërojë një thirrje për ESE.
Ky konkurrim zhvillohet në kuadër të “Javës Evropiane” në Shqipëri (2-8 maj 2006) dhe ftohen të marrin pjesë përfaqësues të komunitetit studentor, pedagogjik, intelektual, mediatik, të shoqërisë civile, etj.

Temat e esesë :

• Edukimi me të drejtat e njeriut në procesin e Integrimit Europian
• Zhvillimi i shoqërisë demokratike drejt integrimit
• Politika e BE për Ballkanin Perëndimor

Kushtet për pranimin të eseve:

• Pjesmarrësit në këtë konkurrim duhet të dorëzojnë një ese të mbështetur në temat e sugjeruara më sipër. Çdo ese duhet të përmbajë titullin e esesë, emrin dhe adresën e autorit, si dhe bibliografinë e shfrytëzuar për shkrimin e esesë (nëse ka të tillë).
• Eseja duhet të paraqesë vizionin qytetar (konceptual dhe analitik) lidhur me procesin e integrimit.
• Eseja duhet të jetë një punë origjinale, individuale (jo në bashkëautorësi). Në këtë konkurrim nuk do të pranohen punime, të cilat janë publikuar edhe më parë, ose janë në proces publikimi në ndonjë gazetë, konferencë ose në ndonjë aktivitet tjetër.
• Eseja duhet te jetë e shkruar në gjuhën shqipe, (me shkrim Courrier New, madhësia e shkrimit - 11) dhe të përmbajë rreth 1500 fjalë.
• Të gjithë pjesmarrësit duhet të dorëzojnë esetë e tyre në formë elektronike me e-mail (ne adresën info@achr.org me subjektin Thirrje për ese), ose në adresën: QSHDNJ - Rruga “Kont Urani” nr. 10, Tiranë (pas Ministrisë së Arsimit);
• Afati përfundimtar i pranimit të eseve do të jetë data 30 Prill 2006 ora 17.00.



Procesi i përzgjedhjes dhe i vlerësimit

Të gjitha esetë e dorëzuara brenda afatit, do t`i nënshtrohen një procesi vlerësimi nga i cili do të përzgjidhen tri esetë më të mira. Përzgjedhja e eseve do të realizohet nga një juri e cila përbëhet nga profesionistë të fushës së të drejtave të njeriut dhe medias.
Çmimet për fituesit do të jenë:

1. Çmimi i parë 1000 Euro
2. Çmimi i dytë 600 Euro
3. Çmimi i tretë 400 Euro

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home