Hapen aplikimet për Universitetin Amerikan të Bullgarisë
Hapen aplikimet për Universitetin Amerikan të Bullgarisë
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2010-2011.
Degët që ofrohen në këtë universitet janë:
Ekonomik
Administrim biznesi
Shkenca kompjuterike
Sisteme informative
Histori dhe civilizim
Gazetari dhe komunikim
Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare
Studime europiane
Matematikë
Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
1-
2-
Për këtë qëllim të gjithë aplikantët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen provimeve TOEFL dhe SAT
3- Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë të tri viteve të kaluara.
APLIKIMET
Ju mund të terhiqni formularët e aplimit pranë sekretarisë së Fondacionit “Soros” ose mund t'i shkarkoni në format elektronik nga faqja www.soros.al
Gjithashtu, mund të aplikoni online në faqen e internetit të universitetit: www.aubg.bg
Për më tepër informacion, Fondacioni “Soros” dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë te merrni pjese në mbrëmjen e AUBG, e cila do të mbahet më 30 tetor 2009, ora 18:30 pranë Hotel Tirana International, Tiranë. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të universitetit si edhe ish-studentë të këti jinstitucionii, nga ku mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.
Për më shumë detaje kontaktoni:
Fondacioni “Soros”, Rr. “Qemal Stafa”, 120/2
Tel: +355-42-235856, 248-213
Fax: +355-42-235-855
E-mail: ibakshevani@osfa.soros.al
Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit “Soros” deri në datën 21 Dhjetor 2009.
Labels: Amerikan, Bullgari, Ekonomi, Soros, Universiteti
0 Comments:
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home