Panairi i 12 i librit "Tirana 2009" - 12-16 Nentor
Panairi i 12-të i librit “Tirana 2009”
12-16 nëntor- Pallati i Kongreseve
Panairi i 12-të i librit, “Tirana 2009” do të mbahet më 12-16 nëntor në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë mëse 100 subjekte botuese nga të gjitha hapasirat shqiptare. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i shoqatës së botuesve shqitarë, Petrit Ymeri bëri me dije se këtë vit është premtuar mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.Një vëmendje e veçantë këtë vit pritet t’i kushtohet sallave të promovimeve përgjatë ditëve të panairit, aktivitete që do të mbahen orë pas ore në çdonjërën prej ditëve të tij.
Duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndësishme kulturore të përvitshme, sic është bërë traditë tanimë, organizatorët mendojnë edhe për një shkrimtar i cili është i ftuari i nderit i këtij manifestimi të librit shqip. Këtë vit në panair do të jetë i pranishëm një ndër shkrimtarët më të njohur italianë, Frederico Moçia (Frederiko Moça) i cili paraprakisht ka konfirmuar praninë e tij përgjatë ditëve të panairit dhe është përkthyer në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”.
I pyetur për titujt e rinj në këtë panair, kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri pohoi se doemos që numri i titujve të rinj gjatë 1 viti është tkurrur për pasojë edhe titujt e rinj në stenda do të jenë më pak se vitet e shkuara, e kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike që e ka prekur librin shqip pasi ka rënë numri i lexuesve, çka reflektohet në shitjen e librave në libraritë e Shqipërisë.
0 Comments:
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home