Studimet e larta në Gjermani, 20 Dhjetor 2005
Ambasada Gjermane, DAAD-i (Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman) dhe Qendra e Gjermanishtes ftojnë të gjithë nxënësit, studentët dhe prindërit shqiptarë në panairin:Studimet e larta në Gjermani
- Si mund të studioj në Gjermani?
- A duhet të zotëroj gjuhën gjermane?
- Çfarë ofertash ka për të studiuar në Gjermani?
- Si ndihen studentët shqiptarë në Gjermani?
Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera do t`u japin përgjigje ekspertë të Ambasadës Gjermane, studentë shqiptarë që aktualisht studiojnë në Gjermani, lektori i DAAD-it në Shqipëri, si dhe ekspertë të Qendres së Gjermanishtes.
Në Hotel Tirana, Salla “Consortium”, Kati II
Data: 20 dhjetor 2005
Ora: 10.00 deri 18.00
Ora 14.00: Prezantim i veçantë për studime dhe financime
0 Comments:
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home